Ofrojmë zgjidhje për të gjitha llojet e bizneseve, Korporata, SME apo SoHo. 

Më shumë

Studiojmë dhe ofrojmë zgjidhje efektive, në përputhje me nevojat tuaja specifike.

Më Shumë

Përqendroni të gjitha risurset tek biznesi juaj, ndërkohë që zotëroni një menaxhim të përkryer të arkivit tuaj fizik dhe elektronik.

Më Shumë

Living. Data.

Menaxhim efikas me siguri maksimale dhe mbrojtje optimale e të dhënave tuaja - tek REISSWOLF ky është qëllimi ynë kryesor.

REISSWOLF ofron një menaxhim unik 360° për mbrojtjen dhe sigurinë e të dhënave dhe dokumenteve sensitive.

Ne shoqërojmë kompanitë gjatë të gjithë ciklit të tyre të jetës: që nga krijimi dhe përpunimi i sigurt i dokumenteve dhe i të dhënave përmes arkivimit dhe digjitalizimit, e deri tek shkatërrimi konfidencial, të gjitha këto në përputhje me standardet ndërkombëtare, planet rregullatore dhe legjislacionin në fuqi.


Të reja nga REISSWOLF Albania

Çfarë kërkoni kur ju duhet të mbani të arkivuara dokumente të rëndësishme të kompanisë tuaj për vite me rradhë?

  • T'i mbani dokumentet të mbrojtura në...
më shumë

Shumë gjëra kanë ndryshuar dhe disa gjëra sigurisht që nuk do të jenë më si më parë.

Të gjithë jemi sfiduar për të krijuar të ardhmen tonë të...

më shumë

Siguria e të dhënave dhe mbrojtja e tyre janë përparësia jonë kryesore në gjithçka që bëjmë, duke përshkruar të gjithë gamën e shërbimeve dhe...

më shumë

Shkatërrim i sigurt i dokumenteve, hard-disqeve dhe të ngjashme.

Ju mund të mbështeteni në zinxhirin tonë të mbyllur të sigurisë duke nisur që nga marrja në dorëzim e deri tek shkatërrimi i certifikuar në përputhje me dispozitat e Ligjit nr. 9887 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", Ligjit nr. 9154 "Për arkivat", si dhe me standardet DIN 66399.

Kurseni hapësirë, kohë dhe para gjatë arkivimit.

Po përballeni me ambiente me lagështirë? Ju duhet të kërkoni me orë të tëra në inventarët e arkivuara apo duhet të udhëtoni shumë? Ne ju japim zgjidhje! Përpunojmë, kategorizojmë dhe arkivojmë dokumentet tuaja. Dhe sistemi ynë i menaxhimit ju mundëson qasje në arkivin tuaj në çdo kohë.

Digjitalizimi i arkivave.

Në ditët e sotme, qasja e shpejtë në informacionin e kërkuar, pavarësisht kohës ose vendit, është një nevojë e domosdoshme. Zgjidhjet tona të sigurta të arkivimit digjital të plotësuara përmes shërbimeve dhe produkteve të duhura harduer & softuer, garantojnë siguri dhe vazhdimësi në planin afatgjatë.