Stafi i REISSWOLF është shumë kompetent, gjithmonë miqësor dhe i saktë.
Erika Janott,
KSV-Financial Accounting

REISSWOLF

Në Mars 2015 REISSWOLF Albania inauguroi ambientet e sigurisë së lartë. REISSWOLF Albania është krenar t’ju ofroj shërbimet e saj nëpërmjet këtyre ambienteve.

REISSWOLF Albania

REISSWOLF Albania vepron në Shqipëri si pjesë e pandashme REISSWOLF Group, duke zbatuar me përpikmëri standardet ndërkombëtare të sigurisë dhe të menaxhimit cilësor, unike në llojin e vet përsa i takon këtij shërbimi, me synim rritjen e efikasitetit të biznesit tuaj. Madje ne jemi të vetmit në tregun shqiptar që ofrojmë shërbime me standarde ndërkombëtare me çmimet më të mira, duke iu përshtatur tregut dhe situatës makroekonomike në Shqipëri, me qëllim që bizneset tona të zhvillohen, rriten dhe të kapin majat e suksesit.

REISSWOLF – Historia e Suksesit

Zhvillimi i vazhdueshëm i përpunimit dhe rritja e vëllimit të të dhënave konfidenciale ka çuar në nevojën e ofrimit të shërbimeve me një përgjegjësi të lartë. Duke pasur këtë vizion, REISSWOLF u krijua më 1985 në Hamburg të Gjermanisë. Kjo kompani e re shumë shpejt u gjend në zemër të çdo biznesi, si në korporata, kompani të madhësive të ndryshme, institucione publike dhe deri tek individët.

Shumë shpejt zëri i ofrimit të një shërbimi të sigurt sipas standardeve të larta u përhap. REISSWOLF e mori shumë seriozisht këtë kërkesë të konsumatorit dhe krijoi REISSWOLF Deutschland GmbH, në vitin 1989, së bashku me tetë kompani të tjera. Rrjeti i REISSWOLF tani numëron mbi 17 kompani në të gjithë Gjermaninë, të cilat kanë të njëjtin vizion: “Ofrimi i një shërbimi të sigurt dhe të shpejtë, si dhe një logjistikë efikase.”

Suksesi i Sistemit Françizë

Falë zgjerimit ndërkombëtar të shumë kompanive, por sigurisht edhe falë komunikimit me internet, REISSWOLF pa nevojën që standardet e themeluara me sukses të kishin vlerë edhe përtej kufijve të shtetit ku u lind.

Si rrjedhim, më 1996-ën u krijua REISSWOLF International AG, e cila eksportoi ekspertizën e vet, teknike dhe logjistike, nëpërmjet sistemit françizë.
Suksesi i REISSWOLF International AG qe shpërthyes. Pas një kohe shumë të shkurtër zyrat qendrore të Hamburgut ishin në gjendje të mirëprisnin 68 kompani si françiza në 27 shtete.

Historia e REISSWOLF

1985 Volker Henning krijoi REISSWOLF.
1986 Fillimi i suksesit të REISSWOLF Hamburg. Realizimi i menjëhershëm i xhiros prej 46,000 €.
Në të njëjtin vit 4 partnerë gjermanë krijuan bizneset e tyre nën emrin e markës REISSWOLF.
1987 Krijohen 8 françiza.
1989 Krijohet REISSWOLF Deutschland GmbH.
1992 17 partnerë plotësojnë nevojat e tregut që rritej në Gjermani.
1994 REISSWOLF bëhet lider në tregun gjerman.
1997 Krijohet REISSWOLF International GmbH.
1999 REISSWOLF ka 37 partnerë në Evropë.
2000 REISSWOLF International konvertohet në shoqëri me përgjegjësi të kufizuar.
2002 Volker Henning, themeluesi i REISSWOLF merr çmimin “Biznesmeni i vitit”.
2003 Revista “Wirtschaftswoche”, Ministria Kombëtare e Edukimit dhe Kërkimit në Gjermani e vlerëson REISSWOLF Deutschland GmbH si "Korporatën më të mirë të vitit 2003".
2004 Grupi REISSWOLF përfaqësohet në 13 shtete, nga 41 partnerë.
2005 “German Franchise Association (DFV)” dhe “National Association” për shkatërrimin e të dhënave (Inc. NAID) mirëpret REISSWOLF Group si pjesëtarin e ri. Grupi tani përfaqësohet në 18 shtete, me 49 partnerë.
2006 Grupi REISSWOLF përfaqësohet në 21 shtete, me 58 partnerë.
2007 REISSWOLF Group bëhet lider në Evropë për shkatërrimin e dokumenteve dhe të të dhënave. Në menaxhimin e të dhënave kompania pozicionohet ndër 5 kompanitë, që qëndrojnë në majat e suksesit.
2008 REISSWOLF bën hapin e parë në Lindjen e Mesme dhe nënshkruan një marrëveshje me Arabinë Saudite.
2009 Grupi REISSWOLF vazhdon të rritet duke u përfaqësuar në 26 shtete, me 63 partnerë. Programi i Arkivimit REISSWOLF (RWAS) përdoret për herë të parë nga partnerët ndërkombëtarë.
2010 REISSWOLF mirëpret partnerët e ri në Kosovë, Finlandë, Bjellorusi, Bullgari dhe Turqi.
2011 REISSWOLF prezanton mbylljen e sigurt të kontenierëve, me sistemin RFID të çelësit elektronik (e.l.sy.) REISSWOLF përfaqësohet në 12 shtete me shërbimin e Zgjidhjes së Menaxhimit të të dhënave (RMS).
2012 REISSWOLF Kazakistan hap objektin e vet në Almati.
2014 REISSWOLF Angola i bashkohet rrjetit dhe hap të parën rezidencë të REISSWOLF në Afrikë.
2015 REISSWOLF mbulon dhe tregun shqiptar, duke ofruar shërbime bashkëkohore, sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, për bizneset shqiptare dhe të huaja, që veprojnë në Shqipëri.
REISSWOLF Bosnjë-Hercegovina dhe Lituania gjithashtu i shtohen grupit.

Më shumë për REISSWOLF International AG.