Living. Data.

Menaxhimi 360 ° i të dhënave nga REISSWOLF.

Ne synojmë ta bëjmë sa më të thjeshtë të jetuarit dhe të punuarit me dhënat për klientët tanë, si tani ashtu edhe në të ardhmen. Ndaj, ne kemi zhvilluar një gamë 360° të shërbimeve tona duke u përqendruar në menaxhimin e sigurt të të dhënave që ndërthur analogen me digjitalen, duke u orientuar drejt së ardhmes dhe në një mënyrë inteligjente. Klientët tanë kanë besim në zgjidhjet tona pasi ato u garantojnë siguri dhe vazhdimësi.

Duke nisur me digjitalizimin e dokumenteve të të gjitha llojeve dhe në të gjitha format, për të vijuar me arkivimin e të dhënave fizike dhe digjitale, e deri tek shkatërrimi i të dhënave dhe dokumenteve në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen dhe sigurinë e tyre. Këto shërbime plotësohen më së miri me produktet e duhura softuer të bazuara në ueb për menaxhimin e dokumenteve dhe të dhënave, duke krijuar disponueshmëri në çdo kohë.

Sipas studimeve të tregut, kompanive në Shqipëri në veçanti u duhet të rikuperojnë sa i përket përdorimit të teknologjisë së informacionit në proceset e punës. Arsyeja kryesore për krijimin e këtij pasiviteti ka qenë periudha e gjatë e pasigurisë lidhur me statusin juridik të shërbimeve të bazuara në cloud, shërbime të cilat paraqiteshin të shtrenjta dhe komplekse. Në disa raste, Sipërmarrësit gjithashtu patën krijuar idenë që fenomeni i digjitalizimit nuk ishte edhe aq i rëndësishëm për kompanitë e tyre, duke bërë që shumë procese të mbeteshin në trajtën analoge. Por nga ana tjetër, nevoja e të bashkëpunuarit në kohë reale midis individëve dhe grupeve të punës nga vend-ndodhje të ndryshme nxorri në pah "mobilitetin" si një prej çështjeve më të rëndësishme të cilat duhen adresuar.

Ju ftojmë të shfrytëzoni njohuritë tona praktike mbi menaxhimin efektiv dhe ligjërisht korrekt të të dhënave, si dhe të mbështeteni në shërbimet tona "Made in Germany".

Sugjerimi ynë është: Analog për aq sa është e nevojshme, Digjital sa më shumë që të jetë e mundur.

REISSWOLF ju garanton standardet më të larta të sigurisë, shërbime të ndërlidhura siç duhet dhe zgjidhje gjithnjë të thjeshta dhe transparente. Shkurt: Gjithçka që ka të bëjë me të dhënat e kompanisë tuaj nën të njëjtën çati. Kështu, ju mund të ndjeheni të sigurt se gjithçka është organizuar për të qenë gati për të ardhmen dhe në përputhje me planet rregullatore dhe legjislacionin në fuqi.