Living. Data.

Të përdorësh arkivat në mënyrë bashkëkohore do të thotë të digjitalizosh në mënyrë inteligjente.


Çdo kompani ka nevojë për një arkiv me standarde dhe në përputhje me ligjin. Duke qenë se arkivat rriten në mënyrë të vazhdueshme, ato paraqesin kosto për mirëmbajtje dhe hapësirë. Për pasojë, në mënyrë thuajse të pashmangshme lind nevoja për digjitalizimin në tërësi të tyre. Por kjo nuk është gjithmonë zgjidhja më e mirë.

Sepse digjitalizimi nuk reduktohet thjesht në procesin teknik të skanimit. Digjitalizimi përfshin një rrjedhë të gjerë pune, e cila mund të jetë një faktor i konsiderueshëm kohe dhe kostoje. Një zgjidhje më e mirë është arkivimi tek REISSWOLF - i sigurt dhe më efektiv sa i përket kostos - i të gjitha dokumenteve tuaja origjinale (p.sh. certifikatat), si dhe i të gjithë skedarëve dhe dosjeve në të cilat pothuajse asnjëherë nuk ka qasje. Dhe nëse kërkohet, atëhere shërbimi ynë i Skedarit Hibrid do të plotësojë arkivat tuaja fizike edhe në formën digjitale.

Këshillohuni me ne tani


Skedari Hibrid i REISSWOLF. Kursen hapësirë. I thjeshtë. I lirë.


Me sistemin tonë të arkivimit hibrid, ne ju ofrojmë një zgjidhje nëpërmjet së cilës dokumentet digjitale do të mund të administrohen përmes sistemit tonë të arkivimit paralelisht me rekordet e stokut të skedarëve dhe dokumenteve tuaja fizike. Kjo gjë ju krijon mundësinë që të digjitalizoni vetëm atëhere kur e keni të nevojshme dhe nga ana tjetër të vijoni të keni qasje në të gjithë bazën e arkivuar të njohurive dhe të informacionit të kompanisë tuaj, në çdo kohë.

Pasqyrë e funksionaliteteve

Duke përdorur softuerin tonë të arkivimit REISSWOLF. archive. manager., ju do të mund të menaxhoni stokun tuaj të skedarëve dhe dokumenteve në çdo kohë.

Në pamjen tuaj të inventarit, mund të shihni fare thjeshtë nëse ka, si dhe sa skedarë digjitalë janë ngarkuar dhe mund të aksesohen.

Ju mund të zgjidhni një set të dhënash digjitale dhe t'i modifikoni ato sipas nevojës.

Sa herë që të keni nevojë për një dokument nga arkivi, ne mund t'jua vendosim atë në dispozicion menjëherë, në mënyrë të sigurt dhe të shpejtë përmes shërbimit tonë të skanimit-sipas-kërkesës.


Përparësitë tuaja me shërbimin REISSWOLF Scan-on-Demand.


Sa herë që një dokument i arkivuar ju nevojitet brenda një kohe të shkurtër, ju keni mundësinë që të na kërkoni t'jua vendosim atë në dispozicion në mënyrë të sigurt elektronikisht përmes shërbimit të Skanimit-sipas-Kërkesës. E megjithatë, pas përfundimit të periudhës prej 28 ditësh, këto të dhëna fshihen. Nëse dëshironi që t'i keni këto të dhëna të bashkëngjitura në mënyrë të përhershme në stokun e arkivit tuaj, Skedari Hibrid me qasje të pakufizuar është zgjedhja e duhur.


Procesi i digjitalizimit të dokumenteve arkivore nga REISSWOLF


Së bashku me ju, ne shqyrtojmë, analizojmë dhe kategorizojmë arkivat tuaja.
E në vijim të gjitha dokumentet e rëndësishme dhe/ose të përdorura shpesh digjitalizohen duke përshkuar hapat e procesit sipas ilustrimit të mëposhtëm.