Stafi i REISSWOLF është shumë kompetent, gjithmonë miqësor dhe i saktë.
Erika Janott,
KSV-Financial Accounting

REISSWOLF Group. Më mirë të sigurt se të zhgënjyer!

REISSWOLF Group është e para kompani evropiane që ofron sigurinë e të dhënave. Sot REISSWOLF është lider në tregun e Gjermanisë, të Austrisë, Zvicrës, Luksemburgut dhe Suedisë. Grupi është i ndarë në REISSWOLF Deutschland GmbH dhe REISSWOLF International AG.

REISSWOLF Deutschland GmbH bashkërendon të gjitha veprimtaritë e partnerëve gjermanë, ndërsa REISSWOLF International AG lindi si nevojë për krijimin e një rrjeti françize, rrjet i cili do të veprojë me po ato standarde që vepron kompania mëmë.

REISSWOLF Group

    • përbëhet nga 63 partnerë;
    • shtrihet në 27 shtete evropiane;
    • ka 1 270 punonjës;
    • u shërben rreth 80 000 klientëve;
    • ka një xhiro vjetore prej € 87.1 milionësh;
    • depoziton rreth 194 000 tonë të dhëna

    Certifikuar sipas standardeve ndërkombëtare ISO

    REISSWOLF Albania vlerësohet dhe certifikohet sipas standardeve ndërkombëtare ISO për sistemin e menaxhimit të cilësisë, sistemin e menaxhimit të mjedisit dhe sistemin e menaxhimit të informacionit.