Living. Data.

Kontenierët e sigurt të REISSWOLF

Nëse ju nevojiten kontenierë për depozitim volumi të madh të dokumenteve dhe/ ose materialeve që nuk janë më të nevojshme dhe që duhet të asgjësohen - REISSWOLF vendos në dispozicionin tuaj konteinerë alumini të sigurisë së lartë dhe të papërshkueshëm nga zjarri, me një sistem të veçantë elektronik kyçjeje. Në varësi të madhësisë, kontenierët mund të mbushen me dokumente, skedarë, CD, DVD, karta bankare ose hard disqe, etj.

Përfitimet për ju

  • Caktimi i të drejtave individuale të kyçjes për t'u mbrojtur nga aksesi i paautorizuar
  • Regjistrim automatik i lëvizjeve dhe ngjarjeve
  • Mbikëqyrje nëpërmjet teknologjisë RFID
  • Kontenierët e sigurt hapen vetëm nga karta me çip me numër identifikues të përcaktuar
  • Bllokim i menjëhershëm i kartave nëse raportohen të humbura dhe zëvendësim i shpejtë i tyre
  • Kapak me alarm në mënyrë që të mos harrohet i hapur
  • Kyçje automatike sapo mbyllet kapaku
  • Siguri maksimale me çmime modeste
Shënim i rëndësishëm dhe kërkesë për vëmendje:

Ju lutemi të mos hidhni telefona celularë, bateri apo akumulatorë energjie të çfarëdolloj natyre në kontenierët tanë. Mbetje të tilla mund të çojnë në shpërthime dhe zjarre në sistemet tona, pasi këto materiale përmbajnë substanca të ndezshme dhe gërryese. Ju lutemi të kuptoni se në rast se konstatohet hedhja në kontenierët tanë e materialeve të rrezikshme të përshkruara sa më lart, do të jemi të detyruar të zbatojmë sanksionet përkatëse sipas përcaktimeve kontraktuale dhe legjislacionit në fuqi.

Pamje e kontenierëve tanë të sigurt

RW 70 – kontenieri special kompakt
Dimensionet:L 42 cm × W 42 cm × H 60 cm
Volumi:70 L 
Zbatimi:Zgjidhje kompakte, ideale për ambiente të zyrave
Mbushja:Nëpërmjet hapësirës në kapak, ose duke hapur kapakun tërësisht
RW 240 – kontenieri i gjithanshëm
Dimensionet:L 69 cm × W 58 cm × H 99.8 cm
Volumi:

240 L, me rrota

Zbatimi:Zgjidhje ideale për ambiente të përbashkëta të zyrave
Mbushja:Nëpërmjet hapësirës në kapak, ose duke hapur kapakun tërësisht