REISSWOLF ju siguron se të dhënat tona konfidenciale demontohen sipas legjislacionit përkatës.
Robert Meixner,
D-O-M-U-S Facility Management GmbH

Shkatërrimi i të dhënave dhe dokumenteve

REISSWOLF është anëtar i NAID (National association for information destruction).

Çdo kompani, qoftë ky biznes i vogël, i mesëm, i madh apo dhe korporatat, çdo ditë kanë produkte të panevojshme, por të rëndësishme kur bëhet fjalë për konfidencialitetin, që duhen shkatërruar. Në çdo rast partneri me të cilin duhet të flisni është REISSWOLF Albania, pasi vetëm REISSWOLF mund të ruaj, sipas standardeve më të larta dhe strikte, të dhënat dhe dokumentet tuaja, që nga momenti i dorëzimit deri në shkatërrimin e tyre. Kjo realizohet nëpërmjet mjeteve fizike, të pajisura me sisteme të larta sigurie, të unonjësve ligjërisht përgjegjës dhe monitorimit elektronik të mjediseve të shkatërrimit.

Ju na mbikëqyrni

Në momentin e shkatërrimit, një punonjës, i përcaktuar nga klienti, është i pranishëm gjatë të gjithë procesit të shkatërrimit, i vetmi moment ky kur REISSWOLF hap kutitë e ruajtjes së dokumenteve për shkatërrim. Për më tepër i gjithë procesi kontrollohet vazhdimisht nga kompania mëmë REISSWOLF International, dhe përmirësohet në përputhje me ISO 9001:2000. Kjo jo vetëm sepse shkatërrimi i dokumenteve konfidenciale është një çeshtje besimi dhe partneriteti, por edhe se synimi ynë është të jemi partnerët tuaj të besueshëm.

REISSWOLF Albania mban përgjegjësi për dokumentet konfidenciale që nga momenti i dorëzimit të tyre deri në momentin e shkatërrimit. Shërbimi ynë i shkatërrimit të dokumenteve dhe të të dhënave, si dhe çdo shërbim tjetër që ofrojmë, është në përputhje të plotë me standardet më të larta të sigurisë. REISSWOLF Albania dokumenton çdo hap të shkatërrimit të dokumenteve dhe jep për to certifikatën që konfirmon shkatërrimin. Për më tepër teknikat e shkatërrimit mbrojnë mjedisin, pasi mbështeten në procesin e riciklimit dhe të ripërdorimit të mbetjeve.

Makinat e sigurta, pasi marrin dokumentet konfidenciale, i transportojnë dhe depozitojnë në mjediset e sigurisë së lartë të REISSWOLF Albania, me qëllim shkatërrimin dhe riciklimin e tyre. Mjediset e REISSWOLF Albania janë të sigurta dhe të monitoruara me CCTV 24 orë në ditë, për 7 ditë të javës. Të gjitha shkatërrimet kryen, regjistrohen dhe vëzhgohen në përputhje me standardet e procedurave të certifikimit ISO 9001. Të dhënat - media përzgjidhen sipas llojeve dhe shkatërrohen gjithashtu në përputhje me standardet DIN CEN 32757.

Na besoni 100% dhe do të mbeteni më shumë se të kënaqur.