REISSWOLF ju siguron se të dhënat tona konfidenciale demontohen sipas legjislacionit përkatës.
Robert Meixner,
D-O-M-U-S Facility Management GmbH

Arkivi Fizik

REISSWOLF Albania nëpërmjet një zinxhiri të mbyllur siguron mbledhjen e të gjitha dokumenteve dhe të të dhënave tuaja konfidenciale fizike nëpërmjet një stafi tepër të besueshëm, si dhe të pajisjeve e makinave me standarde të larta sigurie. Pas transportimit në mjediset e sigurta të REISSWOLF Albania, të dhënat dhe dokumentet regjistrohen nëpërmjet një sistemi menaxhimi me bar-kode. Pas etiketimit konfidencial me bar–kod, REISSWOLF Albania kryen strukturimin dhe indeksimin e të gjitha të dhënave të klientit, dhe i ofron atij mundësinë të ketë akses në mënyrë të drejtpërdrejtë në inventarin e arkivit të vet. Ne kujdesemi dhe marrim përgjegjësi për menaxhimin, ruajtjen dhe kontrollin e skadimit të ruajtjes së arkivit tuaj, duke ju ofruar një program bashkëkohor arkivimi.

Çfarë ju ofron zgjidhja e menaxhimit të të dhënave dhe të dokumenteve fizike:

... Nivel më të lartë sigurie

  • Sisteme alarmi dhe mbrojtje nga zjarri.
  • Sisteme alarmi kundër hyrjeve të palejuara në njediset e arkivit.
  • Kontroll i aksesit në mjedise.
  • Mbikëqyrje me kamera dixhitale, ku regjistrohet çdo veprim.
  • Mbrojtje e databazave me fjalëkalim dhe firewall, si dhe back–up ditor.
  • Tërheqje e thjeshtë e arkivt, nëpërmjet sistemit perfekt të indeksimit.
  • Akses i të gjithë operatorëve të lejuar nga klienti.
  • Punonjës me detyrim dhe përgjegjësi ligjore.
  • Auditime dhe mbikëqyrje të vazhdueshme.

... Efikasitet

  • Përdorim optimal i hapësirave tuaja nëpërmjet centralizimit të arkivit.
  • Ulje e kostove të burimeve njerëzore, të siguracionit, hapësirave të arkivimit dhe sistemeve të mbrojtjes nga zjarri.
  • Ulje e investimeve për magazinim dhe teknikat e ruajtjes.
  • Arritje e objektivave dhe përmbushje e kërkesave profesionale për arkivim.
  • Stabilitet në çmime.
  • Përllogaritje e prekshme e kostove.
  • Menaxhim i skadimit të arkivave të hershme.
  • Krijon mundësi që ju të përqendroheni në biznesin tuaj parësor.

... Fleksibilitet

  • Këshillim, zgjidhje individuale dhe mbështetje gjatë migrimit të parë.
  • Indeksim i inventarëve duke u bazuar në optimizmin e procesit për çdo klient.
  • Forma kërkimi të databazës të modeluara sipas kërkesës së çdo klienti.
  • Akses i shpejtë i shërbimit sipas niveleve të kërkuara.
  • Ridërgim fizik ose dixhital i arkivi të kërkuar.
  • Teknika bashkëkohore.
  • Zhvillim specifik i programit RWAS, sipas kërkesës.
  • Menaxhim i arkivit sipas sistemit të bar-kodeve.
  • Akses i arkivit nëpërmjet internetit me WEB 2.0

Reisswolf A.B.C.

    Mirësevini në REISSWOLF A.B.C.
    (Archive Budget Check - Kontrolli i Kostove të Arkivimit)
    Kliko këtu për të llogaritur kostot tuaja!