REISSWOLF ju siguron se të dhënat tona konfidenciale demontohen sipas legjislacionit përkatës.
Robert Meixner,
D-O-M-U-S Facility Management GmbH

Zgjidhjet e arkivimit dhe të menaxhimit dixhital (DRMS)


Sistemi i arkivit dixhital të REISSWOLF Albania do t’u kursejë klientëve jo vetëm një pjesë të kostove për ruajtjen e tyre, por edhe hapësirat e arkivimit. Çdo organizatë, e cila vepron në sistemin tradicional, të bazuar në arkivimin fizik, duhet të marrë në konsideratë zhvillimin e metodave të arkivimit dhe të kalimin në sistemin dixhital.

Gjatë një procesi normal biznesi dokumentet prej letre krijohen, mbushen, tërhiqen, fotokopjohen dhe më pas dërgohen me e-mail ose me faks. Duke përshtatur procesin pa letra nëpërmjet imazhit të dokumenteve, organizatat mund të përfitojnë ekonomikisht, të rrisin produktivitetin dhe të përmirësojnë praktikën e biznesit të tyre.


Zgjidhja jonë e Menaxhimit Dixhital të të Dhënave punon me një cilësi të standardeve më të larta. Ne, nëpërmjet zgjidhjeve të plota ose sipas kërkesës së klientëve tanë, ofrojmë shërbime të dixhitalizuara për skanimin dhe menaxhimin e përmbajtjeve.

Ç’është D-RMS (Zgjidhjet dixhitale të menaxhimit të të dhënave)?

  • Mbledhja e dokumenteve nga klienti.
  • Kapja e të dhënave, klasifikimi dhe indeksimi.
  • Procesimi i përmbajtjes (faturat dhe format).
  • Arkivimi dixhital.
  • Organizimi, menaxhimi dhe ruajtja e dokumenteve (Enterprise content management –ECM).
  • Shërbimi i konsultimit.
  • Shtim i vlerës nëpërmjet zgjidhjeve dixhitale të menaxhimit të të dhënave D-RMS.
  • Përputhje dhe përgjegjësi ligjore.
  • Aksesim i informacionit në kohë reale.
  • Aksesim nga shumë përdorues sipas nivelit të të drejtave të përcaktuara nga klienti.
  • Organizim sistematik dhe menaxhim i informacionit.
  • Aspekt i kursimit të kostove.
  • Riaksesim i të dhënave dhe dokumenteve të humbura/fshira (Data recovery).
  • Përqendrim në sigurinë e të dhënave.
  • Përfitim nga shërbime të plota.

Njihu me sigurinë e arkivimit dhe shkatërrimit të dokumentave të REISSWOLF dhe zbulo më shumë rreth të gjithë shërbimeve që ne ofrojmë për klientët ndërkombëtarë.

Lexo më shumë

Objektivi ynë është zgjidhje të orientuara drejt klientëve të cilët ne i njohim shumë mirë. Zbuloni më shumë rreth konceptit të REISSWOLF për klientin.

Lexo më shumë

Sistemi inteligjent i ri elektronik REISSWOLF mbylljeje “e.l.sy.” ofron garancinë maksimale të sigurisë së të dhënave tuaja konfidenciale.

Lexo më shumë